Një 32-vjeçar që po pushonte në plazhin e Spillesë, ka humbur jetën në rrethana të paqarta.
Viktima me iniciale J.Xh. nga fshati Luz u Madh, u nxorr nga deti në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, 32-vjeçari ndërroi jetë në ambulancë.
Shkaqet e vdekes janë të paqarta, teksa është ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /tvklan.al