Vetëm 24 orë përpara nisjes së spektaklit “X Factor Albania” në Tv Klan u njoftua vendimi i produksionit për ndryshimin e anëtares së jurisë, Elhaida Danit.  Në vend të saj u vendos Soni Malaj, e cila edhe më parë ka qenë pjesë e formatit si mentore.

Ajo e shoqëroi ekipin e djemve edhe gjatë fazës së Vilave të Jurisë, ndërsa sonte gjendet në panel. Sapo Alketa Vejsiu i dha fjalën, këngëtarja shprehu emocionet e forta për rikthimin në këtë edicion të gjashtë.

Shumë emocion për muatë rikthehem pas 10 viteve. Kënaqësi shumë e madhe të rikthehem në një familje mund të them. Suksese të gjithëve! Një përshëndetje për ata që kanë qenë më përpara dhe suksese juve si produksion dhe gjithë konkurrentëve”.

Soni Malaj ka rifituar rolin e mentores së djemve që e mbajti gjatë edicionit të parë dhe të dytë, duke shënuar herën e tretë në këtë pozicion./tvklan.al