James Howells ka kërkuar të blej një landfill në Uells të Britanisë së Madhe, pasi beson se aty ndodhet i groposur hard disku që mban çelësin e pothuajse 800 milionë Dollarëve në bitcoin.
“Po mendoj të blej një vend depozitimi. Financimi u sigurua,” shkroi ai të enjten në X, megjithëse nuk tha se kush po siguronte fondet.
Në vitin 2013 Howells e hodhi atë hard disk aksidentalisht teksa pastronte shtëpinë e tij duke mos e ditur vlerën miliona dollarëshe që kishte. Që atëherë, vlera e bitcoin që Howells thotë se është ngarkuar në hard disk është rritur nga rreth 9 milionë Dollarë në pothuajse 800 milionë Dollarë, pasi çmimet e kriptomonedhave janë rritur fuqishëm në vitet e fundit.
Howells ka provuar pothuajse gjithçka për të hyrë në Landfillin Docksway në Newport, duke përfshirë ofrimin e Këshillit të Qytetit të Newport-it më shumë se 70 milionë Dollarë në 2021 për të marrë leje që të kërkonte aty hard diskun e humbur.
Plani i tij i fundit vjen pasi një gjykatës ndaloi çështjen e tij nga gjykimi, duke lëshuar një vendim që hodhi poshtë përpjekjet e tij për të detyruar këshillin që ta lejonte të kontrollonte landfillin.
Hard disku i Howells përmban “një rekord” të atij çelësi privat, shkroi gjykatësi Andrew Keyser në vendimin e tij të lëshuar në janar.
“Pozicioni nuk është i ndryshëm në parim nga ai që do të ishte nëse regjistrimi i çelësit privat do të ishte shkruar në një copë letër që ishte vendosur në landfill,” shtoi Keyser.
Pa e ditur çelësin privat, Howells nuk mund të hyjë në bitcoin që ai nxori gjatë gjithë atyre viteve, kur kriptomonedha ishte pak e njohur përtej botës së teknologjisë.
/tvklan.al