Bitcoin arrin vlerën e 100,000 dollarëve për herë të parë, duke shënuar një rekord të ri pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shba.

Çmimi i kriptomonedhës u rrit me 61%  pasi arriti vlerën e 103.800 dollarëve që nga fitorja e Trump. Ky i fundit nje ditë më pare emëroi  Paul Atkins për të drejtuar Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Këmbimit.

Rritja e Bitcoin vijon prej 6 nëntorit, kur u pa se Trump po shkonte drejt fitores në garën presidenciale, gjë që nxiti një rritje prej 6,000 dollarësh njëditore, ndërsa një javë më vonë, kjo kriptomonedhë arriti në 90,000 dollarë.

Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe pas fitores së Donald Trump, analistët bitcoin shpresojnë që në Uashington do të ketë një qasje të re pro-kriptove, e cila do t’i japë fund rregullave të rrepta.

Trump u zotua ta bënte SHBA-në “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe të krijonte një “rezervë strategjike” të Bitcoin.

Rritja e kriptomonedhës mbi 100 mijë dollarë shënon një ndryshim drastik në nga dy vjet më parë kur rënia në 2022 solli një krizë në treg nxitur edhe nga lufta në Ukrainë e cila bëri që çmimi i Bitcoin të binte në 16 mijë dollarë.

Klan News