Një vogëlush, i cili ishte rrahur mizorisht nga prindërit kur ishte pak më shumë se një muaj, tani ka hedhur hapat e tij të parë falë “këmbëve të reja” të protezave. Toni Hudgell, 4 vjeç, nga Kent, duhej të priste këmbët e tij, pasi u torturua nga prindërit e tij. Kur ishte 41 ditë, fëmija u dërgua në spital me fraktura të shumta sepse u keqtrajtua nga Jody Simpson, 24 vjeç dhe Tony Smith, 47, raporton,

MirrorOnline

.

Mjekët nuk mendonin se Toni do të mbijetonte, por pas luftimeve për gjashtë javë, ata mrekullisht arritën ta shpëtonin djalin. Atij tani i është dhënë mundësia e një jete të re falë prindërve të tij birësues, të cilët ishin të tronditur kur e panë gjendjen e tij.

“Ai kurrë nuk ka qenë në gjendje të ecë kështu dhe nuk e dimë sa do të jetë e qëndrueshme kjo situatë. Por ai i zotëroi shumë shpejt kështu që ne jemi optimistë”, 

tha nëna e tij e re, Paula, 51 vjeçare.

Kockat e Tonit janë ende të parikuperuara, pas abuzimit. Një këmbë është më e shkurtër se tjetra. Paula, tha se prindërit biologjikë të djalit u burgosën vitin e kaluar me dhjetë vjet, dënimi maksimal për dhunën ndaj fëmijëve.

/tvklan.al