Humbja e dytë për këtë sezon ndaj Barcelonës, ka shtuar pakënaqësitë te Real Madrid. Pas disfatës në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultatin 5-2, të shumtë ishin tifozët që kërkonin shkarkimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Madje nga Spanja kishte raportime se presidenti Florentino Perez, mund të largonte teknikun italian nga drejtimi i ekipit.

Megjithatë sipas “Diario AS”, Ancelotti nuk është në rrezik për momentin dhe do të vazhdojë në drejtimin e Real Madrid.

Drejtuesit nuk duan të nxitohen në vendimet që do të marrin për të ardhmen, prandaj i kanë besuar 65-vjeçarit.

Ancelotti pritet të qëndrojë te Real Madrid deri në fund të këtij sezoni, më pas largimi i tij është i pashmangshëm. /tvklan.al