Adriano Valduçi, ish-drejtori i bordit drejtues të ekipit të Skënderbeut, ka folur pas humbjes 2-1 të Shqipërisë ndaj Ukrainës.
Valduçi, në një prononcim ekskluziv, theksoi se i kishte dhënë skemën fituese trajnerit Silvinjo, por nuk u dëgjua nga tekniku kuqezi.
Gjithashtu, ai ka dhe një rekomandim për të ardhmen e Kombëtares shqiptare.
Z. Valduçi, ku shkoi skema juaj në ndeshjen e fundit?
Po më pëlqen intervista me ju se qëlloni në shenjë. Ku është skema ime?! Pyesni Silvinjon e pse jo dhe z. Duka. Jua ofrova si zakonisht skemën fituese dhe e di çfarë më tha Silvinjo? Nuk kemi nevojë sepse Ukrainën e rrahim me skemën tonë! E patë çfarë skemë kishin?
Cila është skema juaj e artë?
Skema ime është 4:4:3, por dje ju ofrova 3:5:3, e cila është skemë më sulmuese.
Kush duhet të japë dorëheqjen, Duka apo Silvinjo?
Unë mendoj që të 2 duhet t’i vënë gishtin kokës. Se kjo iku tani, por jemi para eliminatoreve të Botërorit 2026 dhe nëse këta nuk dëgjojnë, unë s’kam çfarë të bëj më.
Po ndihmësit e Dukës, kanë faj që nuk flasin?
Nuk merrem me ta. Ata nuk janë niveli im.
Çfarë rekomandoni për të ardhmen?
Si fillim duhet thirrur bordi. Duhet të marrin përsipër fajin. Fajtorët dhe të bëjnë planet e së ardhmes.