Barcelona pësoi humbjen e parë sezonale, teksa u mposht në ndeshjen Ligës së Kampioneve nga Monaco, me rezultatin 2-1.
Një sfidë, ku shumicën e kohës, katalanasit luajtën me 10 lojtarë, pasi Eric Garcia, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të.
Akliouche i dha avantazhin francezëve në minutën e 16-të, ndërsa Yamal barazoi shifrat në minutën e 28-të.
Golin e fitores për Monaco-n e shënoi Ilenikhena në minutën e 71-të. Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk e bëri dramë humbjen, duke thënë se kundërshtari e meritonte fitoren, ndërsa theksoi se
“Ne u përpoqëm në çdo moment, por duhet të pranojmë se Monaco e meritoi fitoren. Duhet ta pranojmë këtë disfatë. Jam i sigurt se me kthimin e lojtarëve të lënduar, ne do të jemi një ekip më i fortë”, deklaroi Flick.
Kjo është humbja e parë për Barcelonën në këtë sezon, pas pesë fitoreve radhazi në kampionat. /tvklan.al