Çfarë do t’i thoshit vetes tuaj 20-vjeçare nëse do ta kishit përballë? Në rastin e Hygerta Sakos, do të ishte një këshillë tepër e thjeshtë që siç shprehet në “Rudina” në Tv Klan, tani ia ka bërë gjithçka më të lehtë. Megjithatë, për këdo që është pikërisht në moshën e të 20-ave, këshilla e moderatores së njohur së sportit mund të vlejë për të përjetuar gjithçka më bukur.
Hygerta Sako: Do t’i thoja vetëm që çdo pengesë, sulm apo problemi që mund të kesh nga persona të tjerë, si në jetën profesionale, si në atë shoqërore, si në atë intime e të gjitha me radhë, mos t’i marrësh për personale. Këtë unë e kam kuptuar pak me eksperiencë që asgjë në jetë nuk duhet ta marrësh personale, çfarëdo marrëdhënieje që mund të kesh sepse në momentin që ti e merr për personale, ma tha këtë, se ma tha këtë se vërtet mos është kështu, fillon mërzitesh, fillon mendon, fillon rrudhesh pikërisht duke e menduar shumë, gjërat do të ishin shumë më të thjeshta. Ndoshta shumë gjëra në jetën time nuk do t’i kisha përjetuar kaq shumë sa ç’i kam përjetuar. Tani që kam kuptuar këtë, i përjetoj shumë më thjesht, asgjë nuk e marr personale dhe shoh vetëm përpara. Duke parë vetëm përpara për të përmirësuar veten, për të jetuar më mirë, për ta shijuar më shumë jetën dhe cilësia e jetës bëhet më e mirë./tvklan.al