Jahmir Hyka i është bashkuar ekipit të tij të ri, San Hoze. Mesfushori i Kombëtares do të mbajë numrin 10 të skuadra amerikane. Hyka luajti edhe minutat e para në një miqësore me Renon, që përfundoi në barazim 1 – 1.
Futbollisti shqiptar ka pak kohë për t’u përshtatur me ekipin dhe futbollin amerikan, pasi kampionati nis muajin e ardhshëm.
Ndeshja e parë do të jetë më 5 Mars me Montrealin. Jahmir Hyka u transferua gjatë merkatos së janarit te San Hoze ku firmosi një kontratë 3-vjeçare.
Tv Klan