Winful Kobbinah mori pasaportën shqiptare nga Presidenti Meta
Futbollisti i ekipit të Tiranës, Winful Kobbinah, është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Në muajin Qershor të 2019-së, Kobbinah u kap në Rinas me një vizë që i kishte skaduar afati. Por më pas 29-vjeçari ka dorëzuar një leje qëndrimi në Shqipëri. Por edhe kjo leje qëndrimi ishte e skaduar dhe për më tepër rezultoi se numri i pasaportës në leje, i përkiste një personi tjetër.
Vetë Kobbinah u shpreh para hetuesve se lejen ia ka dhënë dikush që ndiqte ndeshjet e Tiranës, por që ai nuk e njeh.
Pikërisht akuza për falsifikim dokumentesh që po hetohet nga Gjykata e Tiranës për Winful Kobbinah, është bërë objekt debati edhe në politikë.
Kjo për faktin se Presidenti Meta i ka dhënë futbollistit Kobbinah nënshtetësinë shqiptare dhe ai është pajsur me pasaportë. Por sipas mazhorancës kjo është shkelje e ligjit, i cili përcakton se nuk mund të marrë shtetësinë shqiptare një person që akuzohet për vepër penale siç është falsifikimi i dokumenteve.
Tv Klan