Një 38-vjeçar i akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, është arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Në pranga ka rënë Adrian Cenaj alias Adrian Dedja nga Kukësi.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.07.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al