Policia e Fierit ka arrestuar 34 vjeçarin S. P., banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe.

Të dyja kalimtaret kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar në spital, por 60-vjeçarja nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve. Ajo ka ndërruar jetë një ditë më parë në spital.

Tashmë shoferi 34-vjeçar akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.