Një punonjës i Policisë në Dibër është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre.

AMP thotë se ndaj Albano Rustemit kishte nisur një investigim që kur ka qenë agjent për hetimin e krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës.

Ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për dekonspirim të aksioneve të policisë, përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë me mallra të tjera.

Policia thotë se vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë vepër penale./tvklan.al