Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta teksa dy konkurrente, Klea dhe Juli nuk morën trëndafil nga Saimiri.

Ndërkohë, në programin e përditshëm “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, vajzat janë pyetur para se të ngjiteshin në skenën e këtij ‘reality dating show’, se cilat kanë qenë emocionet e përjetuara gjatë javës, si dhe për komentet e opinionet që kanë marrë nga të afërmit apo ndjekësit në rrjete sociale.

Teksa është pyetur për opinionet dhe komentet e mara në rrjete sociale, bukuroshja është shprehur se është e habitur që nuk është bërë akoma meme.

“Jam habitur pse s’jam bërë meme”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, e pyetur se cilat janë vajzat që mund të eliminohen sipas saj, Stelina ka theksuar se do të donte të eleminohej njëra nga binjaket.

“Njëra nga binjaket, do të doja dmth. Do doja unë që të ikte njëra nga binjaket, ndërsa tjetrën se di. Ndoshta një nga kto vajzat që i japin shumë gojës. Nuk jap emra për këtë pjesë. Unë jam vajzë debati aty ku më preken interesat e mia”, ka deklaruar Stelina.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al