Më shumë se sa humbja 3 – 0 në shtëpi e Oliveirense ndaj Felgueiras në kampionatin portugez më shumë lajm në media bëri vijëzimi i fushës me qumësht.

Të shumtë ishin ata që thanë se kishe përfunduar boja që përdoret në të tilla raste, por në fakt arsyeja ishte tjetër.

Klubi bëri të ditur se kjo ishte e vetmja mënyrë që vijat kufizuese të dalloheshin pas reshjeve të dendura të shiut, pasi laktoza nuk shkrihet në ujë.

Një metodë kjo që shpëtoi takimin e javës së 17 në Ligën e Dytë Portugeze. Më pas u tha se kjo mënyrë përdoret shumë edhe në Angli ku moti me shi e kthen në problem vijëzimin më së shumti në ligat më të ulëta.

Tv Klan