Lajme Arkiva 2003
I mituri: Na thyente gishtat, na godiste dhe me shkop, pse nuk bënim më shumë lekë. Unë nuk i kaloja dot 200 mijë Lekë në muaj. Aq nxirrja 150 Lekë dita. Më futi frikën.
Gazetarja: si ta futi frikën?
I mituri: mori thikën më gjuajti në kofshë.
Gazetarja: Kush të mjekoi atje?
I mituri: Në spital.
Gazetarja: Të pyetën autoritetet si ndodhi?
I mituri: I tha ai doktoreshës greke i gjuajta unë, se më nxehu.
Shfrytëzimi dhe torturat për këtë të mitur dhe motrën e tij 8 vjeç fillojnë nga fatkeqësia e të qenurit 2 nga shtatë fëmijët e një familje tejet të varfër. Babai i tyre tregon se i madhi i djemve ka lindur i sëmurë nga zemra. Për ta operuar mjekët e spitalit shtetëror kanë kërkuar aq para sa familja që jeton me 40 mijë Lekë të vjetra, nuk mundi ti siguroj kurrë./tvklan.al