Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Policia njoftoi këtë të mërkurë se i moshuari jetonte vetëm në shtëpi.
Trupi i tij është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore. Arsyeja kryesore është që të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe shkaku i dëmtimeve që u panë në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al