I nxehti afrikan vazhdon të mbajë të mbërthyer vendin tonë.
Sinoptikanët shprehen se vendi ynë është i përfshirë nga klima subtropikale, ndaj ata parashikojnë temperatura minimale dhe maksimale të larta.
Edhe java që vjen nuk do të ketë ndonjë ulje temperaturash, por përkundrazi ata do të pësojnë një rritje të lehtë.
Elvira Qilimi: “Mund t’ju themi se jemi tamam në një verë të vërtet që i përket zonave subtropikale ashtu siç kap vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor. Moti do të vazhdojë të jetë i nxehtë, moti do të vazhdojë të jetë i thatë, i qëndrueshëm. Për pesë ditët e ardhshëm mund të themi që do vazhdojmë të kemi një mot të qëndrueshëm, një mot të kthjellët me shfaqjen e vranësirave të pakta deri në mesatare me ndonjë luhatje të lehtë të temperaturave, por duke mbetur në mesataren e javës që mbyllëm”.
Gjithsesi i vetmi shpëtim nga ky mot i thatë me temperatura tepër të larta mbeten vendet e pushimit, bregdeti apo pishinat.
Që në orët e pikut në mesditë janë një mënyrë për t’u freskuar dhe për të mos e ndjerë aq shumë vapën mbytëse që do të na shoqërojë gjithë këtë verë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami