Një 35-vjeçar është vënë pranga në lidhje me operacionin policor të koduar “Perimetri”.

I riu nga Tirana u kap pranë fshatit Blacë në Pogradec duke transportuar me një furgon 15 klandestinë. Kundrejt parave i riu u kishte premtuar kalimin drejt BE-së emigrantëve të paligjshëm.

“Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al