Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Policia njofton se në drejtimin e një furgoni ka qenë 50-vjeçari me iniciale A.S., i cili dyshohet se teksa drejtonte këtë automjet, ka pësuar arrest kardiak.
Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe shoferi ka humbur jetën. Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se pasagjerët që ndodheshin në furgon nuk kanë pësuar lëndime.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit./tvklan.al