Virgil Van Dijk është një nga lojtarët e Liverpool, i cili është futur në vitin e fundit të kontratës.

Mbrojtësi shpesh e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Anfield”, por ende nuk ka një ofertë për të rinovuar.

Këtë e pranoi edhe vetë holandezi për “Sky Sports”, pas ndeshjes me Manchester United.

“Nuk ka të reja për rinovimin. Megjithatë jam i qetë, siç e kam thënë edhe në të kaluarën. Të shikojmë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Nuk kam asnjë informacion për këtë”, tha mbrojtësi.

Van Dijk numëron 295 ndeshje me fanellën e Liverpool, ndërsa ka shënuar 25 gola dhe 13 asiste.

/tvklan.al