Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar makinën e kryetarit të fshatit Fierzë në Fushë-Arrëz dhe kreut të grupseksionit të një partie politike.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 dhe u denoncua nga vet kreu i fshatit Fierzë, Gj.P 55 vjeç.
Nga hetimet e kryera policia ka konstatuar se është dëmtuar automjeti tip Mitsubishi me targa AA 152 LG, të cilit i kanë thyer xhamin e derës së shoferit dhe me mjet prerës i kanë shpuar 4 gomat.
55-vjrçari ka deklaruar në polici se automjetin e tij ka 3 ditë të parkuar në afërsi të shkollës në Fierzë dhe nuk ka dijeni se kur mund të ketë ndodhur, por dëmtimin e automjetit e ka konstatuar mbrëmë. Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
/tvklan.al