Çimi mendon se si nëna, edhe vjehrra shkaktojnë probleme me ndërhyrjet e tyre në raportet në çift. Telefonuesi ndan në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan eksperiencën e tij me të dyja pasi ka jetuar për disa kohë me secilën.
Çimi thotë se nëna e tij grindej me nusen, ndaj gjeti një rrugë që secilës t’i jepte vendin e saj. Në rastin e vjehrrës që jetoi me të në Itali, telefonuesi thotë se arriti deri në atë pikë sa t’i tregonte vendin e saj dhe ajo la amanet që dhëndurët mos të merrnin asnjë qindarkë nga pasuria.
Çimi: Që në fillim që mora nusen, filloi duke u zënë me nënën time, qëlloi që po hipja shkallët dhe po i dëgjoja që po ziheshin edhe hapa derën, pushuan. U mërzita faktikisht, i thashë nuses ik te dhoma, i thashë mamit si është puna, asgjë të keqen nëna, e mirë i thashë unë. Shkova te dhoma, i thashë asaj çfarë ke ti, ajo është nëna ime, e mirë, e keqe ti do ta respektosh.
Aldo: Por nuk flasim për respekt, respekti është.
Çimi: Më dëgjon Aldo? I thashë ti do ta respektosh nënën time nëse do të jetosh me mua. I thashë mamit o ma rri rehat se ajo është gruaja ime, e mirë, e keqe atë e di unë, do ta respektosh i thashë. Iku e kaloi kjo temë me nënën time, që atëherë nuk i pashë më. Kalojmë te vjehrra tani. E mora edhe në Itali vjehrrën, kam 32 vite atje, 2 javë kam që jam kthyer. Kur zihesha me nusen sepse ajo është një kokëshkëmb sepse ose do të bënte siç donte ajo, o s’ka, por mua s’më pëlqejnë ato gjëra.
Aldo: Vjehrra?
Çimi: Nusja. Vjehrra ndërhynte. I thashë a do të rrish rehat ti? Ose rri siç është për të ndenjur ose ta pres biletën e kthehu. Pse flet kështu, do rrish rehat i thashë? U nxeha, i ktheva një përgjigje çikë si të keqe, por haj s’ka problem edhe e mbajta një javë dhe e ktheva edhe atë. Që atëherë nuk ndërhynin as njëra, as tjetra. Vjehrra ka një vit që ka vdekur, la amanet se shiti shtëpinë, unë kam gjithë jetën në Itali, kam mbajtur vjehrrën, kunatin me grua e 5 fëmijë në shtëpi se nga Bari i mora në Milano dhe s’u lashë gjë mangët, për 6 muaj. Vjehrra edhe kur vdiq, e shiti shtëpinë 95 mijë euro, nuk solli asnjë qindarkë, unë kisha ditëlindjen se si zanat kam pllakaxhi.
Aldo: S’e kuptova?
Çimi: Vjehrra kur vdiq la amanet që dhëndurët nuk kanë pjesë te lekët, te pasuria jonë./tvklan.al