Lezhë- Dy persona janë arrestuar ndërsa një i tretë arriti ti shpëtonte aksionit të uniformave blu. Në prangat e policisë ranë A.M.,41 vjeç, banues në Kurbin dhe E.P.,32 vjeç, banues në Lezhë, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull-Lezhë, shtetasi me inicialet A.P, njoftoi Policinë se disa persona i vodhën furgonin dhe ishin larguar së bashku me mjetin.
Policia u vu menjëherë në ndjekje të tyre dhe bëri të mundur që brenda 20 minutave të identifikojnë dhe të arrestojnë dy prej tyre si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.
Ndërsa 25-vjeçari me inicialet R.K, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia është shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
/tvklan.al