Ditën e sotme ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka pritur Kryetarin e radhës së OSBE, Ian Borg, njëherësh dhe Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës.

Në një deklaratë për mediat, Ian Borg ka inkurajuar Shqipërinë që të vazhdojë përpara objektivat e saj strategjike.

Borg ka vlerësuar punën e Shqipërisë në kryesimin në OSBE duke e quajtur atë tejet të suksesshme. Ai theksoi se mbeten të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe rekomandimet e tyre.

Ian Borg, kryetar i rradhës i OSBE: Jemi këtu në Tiranë dhe riafirmojmë partneritetin e fortë mes Shqipërisë dhe OSBE. Kam edhe një pozicion tjetër që është pozicioni i të qënit maltezë dhe një mik i mirë i Shqipërisë. Kam pasur biseda produktive me partnerët tanë ku kemi theksuar misionin e rëndësishëm për të rindërtuar sigurinë dhe stabilitetin.

Këtu në terren prezenca e OSBE në Shqipëri ka qenë një partner në promovimin e të drejtave të njeriut që prej vitit 1997. Puna jonë shtrihet në fusha kyçe si sundimi i ligjit, mirëqeverisja, kundër korrupsioni dhe liria e medias. Përmes nismave që synojnë reformën në gjyqësor, po ndërtojmë demokraci më të forta. Një proces transparent, gjithëpërfshirës zgjedhjesh është themeli i besimit demokratik. Mbetemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe rekomandimet e tyre.

Keni dhënë kontribute në OSBE në viti 2020 kur ishit në kryesi të organizatës dhe duke lundruar në sfida të pashembullta si ajo e pandemisë Covid-19, por pavarësisht këtyre ishte një kryesim tejet i suksesshëm që forcoi angazhimin tonë në fusha kyçe dhe u mbështet nga lidershipi i dedikuar, vetë ministri Hasani atë kohë

Katër vjet më vonë përballemi me dinamika dhe kërcënime sigurie gjithmonë e më komplekse dhe pasiguri globale. Motoja e kryesisë këtë vit reflektojnë vetëdijen e Maltës për mjedisin sfidues ku ne veprojmë. Nevoja për një rend shumëpalësh nuk ka qenë kurrë më i ngutshme sepse ne po punojmë fortë për të siguruar qëndresën e OSBE. Jemi të vendosur për të gjetur zgjidhje për të vepruar në rrethana të pashembullta për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur peizazhit të sigurisë që është në zhvillim gjithmonë.

Dua të mbështes dhe t’i përcjell mirënjohjen tonë ambasadorit dhe ekipit tonë dedikuar profesionistëve këtu në Tiranë. E inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë ta shfrytëzoj plotësisht ndihmën e saj për të çuar përpara objektivat e saj strategjike. Ministër Hasani i dashur Igli, të falenderoj për mikëpritjen e ngrohtë dhe pres që t’ju mirëpres këtë dhjetor në Maltë. Do të vazhdojmë diskutimet dhe do të punojmë drejt të ardhmes së qëndrueshme dhe prosperitetit të përbashkët në rajon./tvklan.al