Policia e Dibrës ka identifikuar kufomën e gjetur në mes të lumit Drin, në zonën e “Zallë Dardhës”.

Kufoma i përket shtetases Marjeta Çera, 47 vjeçe, nga fshati Trokaj i rrethit Dibër. Sipas policisë 47-vjeçarja kohët e fundit vuante nga depresioni.

Identifikimi është bërë nga familjarët e viktimës.  Ekspertiza mjeko – ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetmbytjes në lumë.

Një ditë më parë kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë për trupin e pajetë në lumë.

/tvklan.al