Ministri i Rendit Publik Igli Toska pranoi në komisionin parlamentar të Rendit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror se vërejtjet e raportit të Bashkimit Evropian qëndrojnë.
Igli Toska: “Është e vërtetë që në raportin e vitit 2004 thuhet në një pikë të tij që rezultatet e nëndrejtorisë së krimit të organizuar në policinë kriminale janë shumë të ulëta dhe ne jemi duke analizuar pikërisht ktë, ktë, ktëë, ktë fenomen, jo më kot e kemi quajtur realist raportin dhe është e vërtetë që ëëë Shqipria është një pjesë eee e rrugës tranzit që përshkon droga nga disa vënde para se vjen tek ne për në perëndim, por ne kemi nji shans të madh se nuk jemi përdorus.”
Ministri i Rendit anashkaloi pyetjet e deputetëve mbi numrin e denoncimeve për oficerët e shkarkuar nga detyra duke argumentuar se ato janë bërë konfrom ligjit dhe se cdo i mbijetuar me uniformë që fsheh provat do të përballet me prokurorinë.
“ Ma i shqetsumi do të jesh ti se të largohen 12 drejtorë për t’inkriminuar kjo është ësht përgjegjsi totale e juaja, sepse ti ke pas bashkpuntorët e tuj më të ngushtë dhe ky ti ka largu, dhe unë kuptoj, unë kuptoj që nga ‘97 Ministria e Rendit ka fillu n’2003 funksionimin. Dakord zotëri dhe kjo është ajo që ti nuk duhet të flasësh.”
Luan Rama: “Kur të japë verdiktin gjykata do t’i kërkoj ministrit të nxirret dhe përgjegjësia e cilitdo që ka firmosur dhe motivuar karrierën e atyre që do të dënojë gjykata.”
Ministri nuk dha statistika mbi krimin ekonomik dhe evazionin fiskal me argumentimin se të dhënat mund të merreshin më vonë në drejtori. Shtimin e krimit të rrugës ministri Toska e quajti të zakonshme duke vlerësuar goditjen e trafiqeve të tjera të paligjshme, ndërsa për çështjen e pastrimit të parave kreu i uniformave blu sqaroi se policia është hallka e parë dhe zinxhiri pasohet nga prokuroria dhe gjykata. Socialisti Luan Rama vlerësoi punën e kryer nga digasteri i rendit, por kërkoi që të respektohet transparenca.
Luan Rama: “Në kundërshtim me ligjin forcat e ndërhyrjes së shpejtë futen në skalion midis turmës së protestusve në Vlorë dhe presidiumit dhe askush nuk nxjerr dhe nuk mban përgjegjsi për raste të tilla.”
Deputetët e opozitës mbetën të pakënaqur nga raportimi i ministrit.
“Problemet e rendit vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor. Shqipria vazhdon të mbetet peng i krimit ordiner dhe i krimit të organizuar zoti ministër.” /tvklan.al