Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi është konstatuar se i ka vendosur zjarrin një sipërfaqe toke në Radhimë.
Sipas asaj që njofton policia është arrestuar 36-vjeçari me iniciale S. S. banues në Orikum, i cili rezulton person me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Ndërkohë nga veprimet hetimore dyshohet se ky person, ditën e djeshme, ka djegur një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Ndër të tjera bëhet e ditur se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike marijuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al