Rreth 100 objekte do të prishen nga Inspektorati  Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në qytetin bregdetar të Vlorës.

IKMT ka nisur një “operacion” që parashikohet të vazhdojë dy deri në tre javë. Objektet që janë për tu prishur janë me funksione të ndryshme, banimi dhe shërbimi.

Këto objekte janë të madhësive dhe sipërfaqeve të ndryshme, një, dy dhe tre katërshe. Ndërhyrja e IKMT bëhet në kuadër të projektit “Ndërtim dhe sistemim I rrugës “Gjykata-Akademia e Marinës” dhe rruga “Duro Shaska” deri tek “shtatë pallatet”. Shumë prej objekteve janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi./tvklan.al