Muzika është ajo që i përkëdhel shpirtin, ndërsa peshkimi është sporti që i qetëson mendjen. Pasioni i Kastriot Tushës për peshkimin nisi që në vegjëli dhe e shoqëron ende sot. Madje e ka shoqëruar edhe në një nga periudhat më të bukura për një çift, muajin e mjaltit.

Në programin “Rudina” në Tv Klan, tenori kujton ato ditë në Sarandë që nisën si muaj mjalti, por përfunduan duke hedhur grepat për të zënë peshk.

Kastriot Tusha: E kemi bërë në Sarandë. Dita e parë, unë i rregullt, bashkëshort i rregullt. Dita e dytë, i rregullt. Dita e tretë po më hante vendi. Nila, “çfarë ke?”, unë i kisha marrë grepat me vete, mirëpo nuk kishte krimba se tani i gjen. E gjeta që e gjeta një bilbil dhe bilbili ishte sarandiot, e kisha parë duke gjuajtur te shkëmbi. Iu afrova  avash-avash, ëmbël e ëmbël dhe këtej s’di ç’kisha ndonjë biskotë a diçka, peshkatari i shkretë do ndonjë gjë ta konsumojë. U bëmë miq, i thashë më gjej edhe mua një pako krimba. Pas nja dy ditësh, vjen bilbili me krimba. Që nga ajo ditë s’e pashë më Anilën. Vetëm në darkë shiheshim me Anilën./tvklan.al