Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Brenda këtij viti do të nisë kontrolli i pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve. Kontrolli do të fillojë që nga krerët më të lartë të shtetit deri tek të gjithë subjektet që ushtrojnë funksione kushtetuese. Pas miratimit në parlament në Prill të këtij viti të ligjit, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, prezantoi planin e punës.

Fatmira Laska:- “Brenda këtij viti, të mundësojë realizimin e kontrollit të deklaratave të pasurisë, për funksionarët më të lartë të zgjedhur, të cilët ushtrojnë në funksione kushtetuese”.

Kryeinspektorja Fatmira Laska, deklaroi se ligji i ri jep më shumë kompetenca edhe për të hetuar në lidhje me vërtetësinë e deklaratave të pasurisë. Kontrolli mbi pasurinë, mund të shtrihet deri tek familjarët e zyrtarëve.

Fatmira Laska:- “Nuk do të bazohemi vetëm në deklarimet, por ne kemi të drejtën të hetojmë ndaj çdo personi fizik apo juridik, që në aktivitetin e tij është i lidhur me subjekte që kanë detyrim për t’i prezantuar. Pra pavarësisht se kjo pronë nuk është në emër të tyre, por është në emër të një subjekti privat, juridik, janë të detyruar të prezantojnë burimin e të ardhurave të tyre nëse janë të lidhur me këta persona”.

Kontrolli mbi pasurinë i zyrtarëve të lartë të shtetit, do të marrë parasysh edhe deklarimet e mëparshme, si dhe do të rritet çdo dy vjet./tvklan.al