Fushata zgjedhore për Partinë Socialiste për Integrim do të ideohet nga kompania amerikane, Greenberg Quinlan Rosner.
Kryetari i LSI, Ilir Meta, në një dalje publike me zv/drejtorin e kësaj kompanie ka deklaruar se kjo është një risi në fushatën elektorale në vend.
Ilir Meta: “Jemi shumë të kënaqur për mirëkuptimin dhe partneritetin që kemi vendosur me këtë kompani të njohur, e cila mbështet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë, edhe në kontinente të tjera, forca progresiste dhe të majtë dhe kandidatë progresistë në përçimin e ideve dhe programeve të tyre”.
Mark Feierstein: “Ashtu sikurse edhe e tha kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ne bëjmë fushata për kandidatët progresistë. Ne e dimë shumë mirë se kjo fushatë zgjedhore ka për të qenë shumë e vështirë dhe e fortë, por ne do të bëjmë maksimumin”.
Kompania Greenberg Quinlan Rosner operon në rreth 80 vende. Ajo ka bërë fushatat e figurave të njohura të politikës botërore, si presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obamës, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, dhe Nelson Mandelës./tvklan.al