Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ilir Meta:- “Shkarkimin e djeshëm të drejtoreshës së përgjithshme të doganave, si një veprim, i cili kërkon të mbulojë mashtrimin e vazhdueshëm dhe demagogjik të kryeministrit dhe të qeverisë, për realizimet gjoja në mënyrë sistematike gjatë gjithë vitit të të ardhurave nga doganat, ndërkohë që papritur shpallet shkarkimi i drejtoreshës së përgjithshme për mosrealizim të të ardhurave nga doganat. Njëkohësisht dua të denoncojë edhe emërimin e ri që është bërë, i cili është një emërim tipik i pastër klanor, klientelist dhe familjar. Qeveria shpalli gjoja procedura transparente për konkurrimin për postin e drejtorit të përgjithshëm de si rezultat i këtij konkurrimi u caktua edhe zonja Kongoli, ndërsa tani, pa u shpallur asnjë procedurë e tillë dhe pa u respektuar kodi doganor dhe dispozitat e tij, bëhet një emërim i tillë. Ne e kemi bërë të qartë, se në dogana vidhet me dashje dhe në mënyrë të programuar ne kemi bërë të ditur që në fillim dhe në mënyrë të vazhdueshme, se shifrat e dhëna nga qeveria, se statistikat zyrtare të ofruara kanë qenë vazhdimisht një mashtrim i programuar, kanë qenë vazhdimisht jo transparente”./tvklan.al