Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Kjo sipas tij do të rriste penetrimin dhe shërbimin ndaj çdo qytetari, do të garantonte tarifa më të telefonisë celulare, por do të shtonte dhe të ardhurat e buxhetit të shtetit, duke pasur parasysh, se daljet ndërkombëtare ishin atribut vetëm i Albtelecomit.
Ilir Meta: “Përpara tre vjetësh, Shqipëria kishte 17 mijë abonentë dhe sot ka rreth 1 milion, falë investimeve që ata kanë kryer, por nëse qeveritë do të kishin qenë më efektive, më të përgjegjshme, më me vizion, padyshim që sot do të kishim një konkurrencë shumë më të madhe në tregun e telekomunikacioneve dhe po të ishte bërë privatizimi i Albtelecomit, duke pasur dhe operatorin e tretë celular, padyshim që tregu do të ishte shumë më i gjerë, do të ishte dhe shumë më i natyrshëm dhe shërbimet do të ishin më të mira për qytetarët. Gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër ka pasur një mungesë të vullnetit politik, nga grupe të caktuara brenda mazhorancës, se edhe unë pjesë e mazhorancës kam qenë dhe qeveria ka qenë pjesë e mazhorancës, të cilat kanë bllokuar dhe zvarritur procesin e miratimit të ligjit në parlament dhe në përgjithësi të gjithë kësaj ecurie të reformës në fushën e telekomunikacioneve. Për mua çdo ditë e më shumë që kalon aq bie vlera shoqërisë Albtelecom”.
Ish-kryeministri Meta mohoi deklaratat e dëshmitarëve paraardhës se ngjarjet e 12 Shtatorit ndikuan negativisht në procesin e privatizimit të Albtelecomit, me argumentin se Shqipëria është ende treg modest. Me gjithë insistimin e deputetëve të opozitës ish-kryeministri socialist iu përgjigj vetëm pyetjeve teknike për punën e bërë gjatë mandati të tij qeverisës, pa dhënë emra apo shpjegime mbi përgjegjësit që vonuan procesin e privatizimit të Albtelecomit./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj