Nga Fieri ku ka vijuar turin e tij elektoral, lideri i LSI Ilir Meta, ka kërkuar votat e fierakëve, pasi sipas tij fitorja e LSI-së është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë  nga kriza ku e ka futur qeveria demokratike. Meta e ka cilësuar këtë fitore, si fitore të demokracisë dhe forcave progresiste.

Sipas Metës program i LSI-së i njohur si plani për veprim, është e vetmja zgjidhje që do të nxirrte shqiptarët nga varfëria pas 28 qershorit. Ky plan për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim është i vetmi që merr përsipër të ulë varfërinë dhe koston e jetesës, te hap  vende të reja të punës si dhe të nxjerr bujqësinë shqiptare nga kriza ku ndodhet aktualisht.

Ilir Meta: “Fitorja e LSI-së është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, ku e ka rifutur përsëri i njëjti person Sali Berisha, ai që e shkatërroi dhe e dogji shtetin në 97. Fitorja e LSI-së është fitorja e programit tonë, është fitorja e Planit për Veprim që nxjerr 1 milion shqiptarë nga varfëria, që përfaqëson programin e vetëm sot ekonomik. Fitore, fitore dhe vetëm fitore.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka