Prokurorët kërkuan dënimin e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta me 2 vjet burg, nën akuzën e korrupsionit aktiv. Në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë, prokurorët e çështjes së video-përgjimit Meta-Prifti, gjatë pretencës së tyre kanë kërkuar gjithashtu që kreu i LSI-së të gjobitet edhe me 1 milion lekë, si dhe të paguajë shpenzimet gjyqësore.

Sipas prokurorëve, dëshmia e ish-ministrit Prifti është e besueshme.  Avokatët e Ilir Metës kanë kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme marrjen si prova të paraqitura nga organi i akuzës, por trupi gjykues vendosi të marrë parasysh pjesën më të madhe të tyre, si: provat e e gjendura në USB, në laptop dhe në orën kamera të Dritan Priftit.
Një ditë para dhënies së pretencës nga Gjykata e Lartë, kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se kjo është një çështje ordinere, e cila i takon vitit të kaluar./tvklan.al