Kreu i LSI, Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral në Patos, deklaroi se gjendja e mjerueshme e shëndetësisë shqiptare dhe papunësia janë akuzat më të rëndësishme që dëshmojnë papërgjegjshmërinë e qeverisë në pushtet. Sipas zotit Meta, shpallja prej kryeministrit Berisha e shëndetësisë si prioritet për qeverisjen e ardhshme, është thjesht hipokrizi elektorale. Ilir Meta: “Një...