Sonila Meço: “Ceremoninë e inaugurimit dhe betimit të presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka ndjekur nga afër në Uashington kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Ilir Meta, me të cilin do të kemi një lidhje të drejtpërdrejt telefonike. Mirëmbrëma, zoti Meta!”

Ilir Meta: “Mirëmbrëma!”

Sonila Meço: “Atëherë ne nga ekrani pamë një ceremoni madhështore. Një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të amerikanëve në këtë ditë historike. Ju si e përjetoni? Ndodheni atje.”

Ilir Meta: “Po padyshim që këtu përjetimi fillon që nga momenti që zbret në aeroport, fill në hotel dhe kudo. Përmasat e pjesëmarrjes në Uashington janë të zakonshme dhe padyshim edhe vetë ceremonia sikurse juve keni ndjekur ka qenë madhështore si asnjëherë tjetër. Duket që amerikanët kanë shpresa shumë të mëdha tek ky president dhe padyshim edhe fjalimi i tij ishte fjalim i cili bazohej tek përkushtimi i tij për të zgjeruar mundësitë për të gjithë amerikanët, për të vendosur themele të reja të rritjes së Amerikës dhe njëkohësisht tek garancitë që Amerika është dhe do të vazhdojë të jetë vendi më i begatë dhe më i fuqishëm në botë. Besoj se këto janë mesazhe të cilat amerikanët i presin dhe që padyshim pritshmëritë e tyre për konkretizimin e tyre të mesazheve janë të larta”.

Sonila Meço: “Është konsideruar pjesëmarrje historike ajo në sheshin midis Shtëpisë së Bardhë, Capitol Hill dhe monumentit apo memorialit të Linkolnit. Për sa njerëz bëhet fjalë që kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni? A ka ndonjë shifër zoti Meta?”

Ilir Meta: “Gjithmonë është folur për një pjesëmarrje tek 2 apo 2.5 milion njerëz, por është diçka që nuk mundem dot, vetëm sateliti mund ta thotë këtë”.

Sonila Meço: “Kjo është e vërtet. Në fjalën e tij zoti Obama foli për një qasje shumë të fortë konsensuale të përbashkët për t’ia dalë mbanë në një moment të vështirë për Amerikën, por sigurisht edhe për mbarë globin. Presidenti në ikje, Bush, iku me kuotat më të ulëta të mbështetjes, por Obama ka 85% mbështetje të elektoralit në bazë të sondazheve të fundit të CNN-it. Mendoni se do të jetë i aftë Obama ta realizojë këtë konsensus të nevojshëm edhe për republikanët dhe tek e fundit a është ky model edhe një mësim i mirë për politikën shqiptare”.

Ilir Meta: “Padyshim që presidenti i ri Obama është modeli më i mirë nga i cili mund të mësojë e gjithë politika shqiptare, sepse e para përfaqëson një frymë tepër konstruktive në mënyrën e të bërit politikë. Përfaqëson një frymë tërësisht bashkëpunuese dhe integruese, gjë që mund ta vëmë re edhe në formimin e parlamentit të tij, ku ai vazhdoi të marri sekretarin e mbrojtjes në ndjekje të tij për të treguar se siguria është një çështje e të gjithë amerikanëve dhe se ai do të ndjekë politika sa më konsensuale. Së dyti, edhe brenda partisë së tij do të kemi parasysh pavarësisht nga rivaliteti i fortë me Hillary Clinton përsëri ekipi i Obamës është një ekip shumë përfaqësues dhe aspak përjashtues. Po të shohim dhe në administratë shumë njerëz të shquar gjatë administratës së Clintonit janë pjesë e këtij ekipi të ri, pra presidenti Obama në dallim nga presidenti që sapo u dorëzua, zoti Bush, ndaj të cilit ne shqiptarët duhet të jemi mirënjohës për disa vendime shumë të rëndësishme që ka marrë, por që këtu në Amerikë shumë njerëz e kanë mezi pritur ndërrimin e dy presidentëve për arsye sepse amerikanët kërkojnë një politikë e cila…”./tvklan.al

Gazetare: Sonila Meço