Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta:- Nënshkrimi i kartës së fqinjësisë së mirë, të siguisë dhe bashkëpunimit në Europën Jug-Lindore është një hap i rëndësishëm, që tenton formësimin e mëtejshëm të parimeve dhe ngritjen e mekanizmave, të cilët do të realizojnë këto objektiva kaq të rëndësishme që ka kjo nismë, për të vendosur stabilitetin, paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin tonë, i cili ka qenë tepër problematik për shkaqe etnike dhe ideologjive që kemi lënë pas. Këto dy procese, pra procesi i forcimit të sigurisë dhe stabilitetit është domosdoshmëri, për vetë zhvillimin ekonomikë të gjithë rajonit tonë.

Në qëndrimin që mbajta gjatë samitit por edhe në përgjigje të një pyetje gjatë konferencës së shtypit, se përse Millosheviçi nuk ka qenë sot present për të nënshkruar këtë kartë? Unë e quajta si absurde dhe të papranueshme për moralin e gjithë vendeve tona dhe për morlin e të ardhmes sonë, që të marrë pjesë në nënshkrimin e një kartë të tillë të bashkëpunimit të fqinjësisë dhe stabilitetit shkaktari kryesor i destabilitetit, i genocidit dhe i krizave në rajon, i cili është Millosheviç dhe e ka vendin vetëm në gjyqin e Hagës. Ne shpresojmë që të shikojmë zhvillime demokratike në Serbi dhe një udhëheqje të re në Beograd, e cila punon me parimet të cilat ne sot nënshkruam./tvklan.al