Lajme Arkiva 2003
Shqipëria nuk ka përfituar aq sa duhet nga financimet e donatorëve ndaj programit të tryezës së paktit të stabilitetit.
Sipas zëvendës Ministrit të Jashtëm njëkohësisht dhe njëkohësisht koordinatori kombëtar Luan Hajdaraga, kjo ka ardhur si pasojë e mekanizmit që krijoi paktin në thithjen e fondeve, pasi pjesa më e madhe e tyre kalon falë marrëdhënieve dy palëshe të shteteve apo edhe organizatave ndërkombëtare të agjencive financuese.
Tek mekanizmat e financimeve vazhdon të ndihet mungesa e koordinimit nëpërmjet donatorëve. Nga ana tjetër grupet e punës task-forcë mungojnë përfaqësuesit e vendeve të rajonit.
Gjithçka është thënë në një tryezë me përfaqësues të ambasadave dhe organizatave jo qeveritare në kuadër të paktit të stabilitetit. Këtu janë prezantuar nevojat me të cilat përballet komuniteti i shqiptarëve duke u njohur më pas edhe me prioritetet financuese të donatorëve./tvklan.al