Ne kuadër te turit elektoral “Koha për Veprim”, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar ne naftëtarë te Zharrës ne qarkun e Fierit.

Gjate vizitës se tij ne këtë zone Meta garantoi se pas fitores ne zgjedhjet e 28 Qershorit, LSI-ja do te investoje për te mbrojtur shëndetin e këtyre banoreve, si dhe premtoi hapjen e 6 mije vendeve te reja te punës ne sektorin e naftës.

Ilir Meta: “Synojmë që brenda katër viteve të shtohen 6 mijë vende të reja pune në industrinë e naftës dhe dua t’ju siguroj se në radhë të parë do të punësohen nga banorët e këtyre zonave naftëmbajtëse dhe ajo që është më e rëndësishmja është ne do të garantojmë investime, të cilat kanë një teknologji të përparuar dhe që shoqërohen dhe me zgjidhjen e pasojave për mjedisin dhe për shëndetin e komunitetit”.

Gjate vizitës ne zonën naftëmbajtëse te Zharrës, Meta shoqërohej dhe nga nënkryetari i kësaj partie, Dritan Prifti, i cili udhëheq listën e kandidateve për deputet te LSI ne qarkun e Fierit./tvklan.al