Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte i pranishëm në një tubim elektoral në Fushë Krujë.

Nën logon është “Koha për Veprim” Meta u tha të pranishmëve se qarku i Fushë-Krujës do të votojë alternativën e LSI-së si alternativa e vetme që do të nxjerrë vendin nga kriza dhe do të zhvillojë punësimin në vend.

Ilir Meta: Kruja dhe e gjithë Shqipëria do të votojë për LSI-në sepse e ka programin më të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza, sepse ka programin më të qartë për të garantuar punësimin e qëndrueshëm për 100 mijë shqiptarë dhe shqiptare gjatë katër viteve të ardhshme, sepse ka programin e veçantë të punësimit jetik për të garantuar një vend pune të paktën për çdo familje shqiptare, për të garantuar shërbimet më jetike dhe për të ulur koston e jetesës. Është koha për veprim. Të gjithë ata që ndihen të papërfaqësuar dhe të zhgënjyer të votojnë për alternativën më të mirë, të mos votojnë për alternativën e mikut të Fazlliçit që po e shet Shqipërinë”.

 Sipas Metës plani për Veprim i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të dyfishojë pensionet brenda 4 viteve si dhe do të aplikojë politika fiskale nxitëse për rritjen e prodhimit vendas./tvklan.al