Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me banorët e Kamzës .

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se punësimi është një ndër prioritetet e kësaj partie, duke thënë se qeveria ka detyrimin kryesor që t’u ofrojnë mundësinë për të punuar qytetarëve të saj.

Ilir Meta: “Lëvizja Socialiste për Integrim e ka bërë të qartë se punësimi është prioriteti i saj kryesor dhe ne kemi programin e punësimit jetik, ku përmes programeve të nxitjes, investimeve publike pranë komuniteteve do t’i ofrojë mundësi çdo njeriu në çdo familje që nuk ka askënd të punësuar diku që të punojë dhe të kontribuojë”.

Duke e konsideruar punësimin si një mjet kryesor për rritjen ekonomike të çdo familjeje, kreu i LSI-së prezantoi dhe programin e “punësimit jetik”, i cili konsiston në nxitjen e investimeve publike për hapjen e vendeve të reja të punës./tvklan.al