Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte në Vlorë në një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti. Meta tha, se forca politike që drejton ka një program të qartë që nxit dhe forcon rolin e gruas në shoqëri, duke garantuat një përfaqësim të gjerë të saj në vendimmarrje.

Ilir Meta: “Në mënyrë që të ndikoni në radhë të parë për problemet e gruas, për problemet e familjes, për problemet e fëmijëve që janë një tjetër problem shumë i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Unë jam i bindur që LSI i ofron të gjitha këto mundësi dhe këto hapësira.”

Strukturat e LSI në njësinë numër 8 në Tiranë janë përfshirë në procesin e zgjedhjes së drejtueseve të tyre sipas parimit “një anëtar një votë”. Votohet për kryetarin mes tre kandidaturash alternative.

Sekretari i përgjithshëm Petrit Vasili përfitoi nga rasti për të garantuar, se LSI do të qeverisë vendin pas zgjedhjeve të 2009.

Petrit Vasili: “Demonstron qartë që qytetarët e kryeqytetit, duke mbështetur fort LSI mbështesin shpresën e tyre për largimin përfundimtar të Berishës nga pushteti dhe mbështetjen e tyre për një alternativë shumë të vlerësueshme siç është LSI e cila garanton jo vetëm fitoren e zgjedhjeve, por dhe atë qeverisje të cilën shqiptarët e kanë dëshiruar së tepërmi./tvklan.al

Gazetar: Menada Zaimi