Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kryeministri Ilir Meta ka kritikuar ashpër punën e bërë deri tani lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve. Meta sot ka vënë para përgjegjësisë drejtuesit e ministrisë së Transportit, ata të drehtorisë së përgjithshme të rrugëve, si dhe drejtorët rajonal. Në interesim të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale, Meta nuk ka nguruar të bëj dhe pyetje për të cilat do ti duhet shumë kohë që të marrë përgjigje.
Ku shkojnë fondet që qeveria ka akorduar për rrugët ka pyetur kryeministri. Rrugët janë të amortizuara dhe nuk mbajnë gjatë janë shprehur drejtuesit rajonal. Ndërsa Meta ka vijuar më tej. Ai ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të tenderave. Unë është shprehur Meta nuk mund të lejoj që të shahet qeveria sepse disa drejtues nuk bëjnë punën e tyre.
Pas këtij takimi Meta ka zhvilluar sot një tjetër takim sërisht për rrugët por këtë radhë me ministrat Poçi, Shuli, Fino, Angjeli dhe Dmeti. Gjatë këtij takimi theksi është vënë në kordinimin e punës për riparimin e segmenteve të rrugëve nacionale. Edhe rrugët e Tiranës kanë qenë në vëmendjen e kryeministrit Meta. Në një takim të zhvilluar sot pasdite në ministrinë e Finos me ministrat në fjalë me prefektin dhe kryetarin e bashkisë është rënë dakort se Tirana ka më shumë rrugë të prishura dhe për këtë qëllim ata kanë marrë përsipër të çojnë numrin e rrugëve që do riparojnë nga 7 në 12. Të gjitha rrugët mendohet të përfundojnë së rregulluari brenda një muaji./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari