Lajme Arkiva 2003
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron zgjedhje të lira e të ndershme për sa i takon teknikës dhe organizimit të procesit zgjedhor më datën 12 tetor.
Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh në një konferencë për shtyp se procesi nuk do të dështojë nëse do të ekzistojë deri në fund vullneti i të gjitha partive politike.
Gjithashtu Celibashi garantoi se policia do të kryejë detyrën e saj me përpikmëri, madje sipas një raporti të përgatitur nga komisioni Qendror i zgjedhjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë do të bëhet e mundur ndarja e detyrave të policëve ditën e zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke përgatitur një udhëzim në lidhje me këtë çështje me të cilën do të precizohen më mirë detyrat e policisë së shtetit me qëllim që të mos krijojmë shkak apo pretekst për ndonjë sjellje të papërshtatshme të ndonjë individi apo të ndonjë strukture të këtij institucioni./tvklan.al