Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, nuk ka dashur të komentojë ndryshimet e propozuara sipas marrëveshjes së një dite më parë mes socialistëve dhe demokratëve.

Ilirjan Celibashi: “E kam thënë dhe herë të tjera që nuk bëjë komente për qëndrimet e politikës dhe për aksionet e tyre.”

Nga ana tjetër anëtari i atakuar i KQZ, sipas marrëveshjes PS-PD, Maks Shimani, thotë se dy forcat e mëdha politike kanë shkelur Kushtetutën me marrëveshjen e bërë, ndaj nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Shimani ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe u bënë thirrje deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të ndërhyjnë ndaj këtij vendimi.

Maksim Shimani: “Neni 154, që thotë që KQZ ripërtërihet çdo tre vjet. Këtu ka shkelje të Kushtetutës, nuk mjafton të thuash edhe amenduesit këtë kanë thënë, që po mbrojmë Kushtetutën, dmth. duhet të sqarohet mirë, se edhe nuk e njohin mirë Kushtetutën njerëzit.”

Maks Shimani u zgjodh nga KLSH nga presidenti i asaj kohe Rexhep Mejdani. Ai është i vetmi anëtar i KQZ, që gëzon falë shortit të mandatin 7-vjeçar./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj