Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ilirjan Celibashi është rizgjedhur kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 15 ditë pas përfundimit të mandatit të tij shumica e anëtarëve të komisionit kanë votuar pro rizgjedhjes së Celibashit ndërsa kanë marrë pjesë në votim dy përfaqësuesit e propozuar nga opozita Klament Zguri dhe Dod Prenga.
Zguri dhe Prenga kërkuan që deri në momentin kërkuan që deri në momentin që të bëhet reforma zgjedhore KQZ të drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë dhe pas kësaj të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari.
Klement Zguri: “Kopetencat e kryetari për sa kohë nuk është realizua e quajtura reformë, unë nuk e di se si do të dali pozitiviste dhe negativisht, do të ngelet në këto kuota apo do të zhvillohet më tej në sensin pozitiv, le t’i marri mbledhja e KQZ, formalitetet t’i bëjë anëtari më i vjetër, ndërkohë vazhdimin e kësaj mbledhje për rastin tim nuk e quaj më të nevojshëm për të qenë prezent këtu”.
Pas rizgjedhjes së tij Celibashi gjatë një konference për shtyp i bëri thirrje të gjitha forcave politike, që mos të merren me mandatin e anëtarëve të KQZ, por të përshpejtojnë punën për hartimin e listave të zgjedhësve, sepse zvarritja e tyre mund të rrezikojë zgjedhjet e 2005.
Ilirjan Celibashi: “Institucioni i KQZ ndoshta jam i gabuar por unë jam i bindur për atë që do të them, nuk është një institucion i cili mund të urdhërohet qoftë nga Fatos Nano, qoftë nga Sali Berisha, apo qoftë nga një lider tjetër politik. Në rast se vërtetë partitë politike shqiptare veçanërisht dy partitë e mëdha dhe veçanërisht qeveria shqiptare PD dhe PS të cilat janë aktorët kryesor të jetës politike dhe ekonomike në vend janë të angazhuara realisht dhe kanë kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve të 2005. Kam përshtypjen që aksioni për reformën zgjedhore, ligjore, duhet të fillojë nga një pikë tjetër. Në rast se nuk do të fillohet me çështjet në lidhje me ngritjen dhe funksionimin e komisionit të niveleve të dyta e të treta është e garantuar që zgjedhjet e 2005 do të jenë të dështuara”./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka