Krijimi i policisë private “ Illyrian Guard ” do të zotërohet 100 % nga shteti në varësi të ministrisë se brendshme. Zv ministri Julian Hodaj, thotë ajo do të jetë një shoqëri që do të ruajë kryesisht institucionet shtetërore, por ky shërbim do iu ofrohet edhe subjekteve private.
Julian Hodaj, zv/ministër i Brendshëm:
Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit.
Sipas Hodajt, shembuj të tillë të suksesshëm ka në disa vende të bashkimit europian si në Austri, Gjermani, Francë dhe Itali, ku mjaft kompani shtetërore janë lider në tregjet përkatës dhe në këtë mënyrë gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme edhe për buxhetin e shtetit.
Tv Klan